Vladimir Çela, në fshatin Karbunarë ka mbjellë një Ha sera me domate dhe sallator,ai thotë se përgjatë gjithë vitit kilogramin e domates e ka shitur nënkosto, ndërsa konsumatori në Tiranë domaten e ka blerë gjithnjë shtrenjtë. Deri para një jave kjo domate është shitur 30 lekë,ndërsa sot kushton 55 Lekë, ndërkohë që në Tiranë unë domaten e blej 150 Lekë.
Po përse shqiptarët hanë shtrenjtë? Tregtari i madh që shet në tregun agroushqimor të Tiranës Vladimirit domaten cilësore sot ia blen 50-55 Lekë, ndërsa vetë e shet 100 Lekë,ndërsa konsumatori kilogramin e domates tek tezgat e lagjes e blen 150 Lekë. Sipas fermerëve nga bujqësia nuk fitojmë ata që e punojnë tokën, por tregtarët
Me rritjen e çmimit të plehrave kimike dhe pesticideve që Vladimiri të dalë me fitim domaten duhet ta shesë më 80 lekë kilogramin. Pavarësisht ankesave të fermerëve dhe konsumatorëve të vetmit të kënaqur kane tregtarët.