Fermeri proteston i vetëm para Kuvendit: Fondet e BE-së shkojnë për oligarkët dhe firmat fantazmë

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fermeri kërkon drejtësi nga Kuvendi dhe SPAK”- me këtë pankartë në duar proteston sot para Kuvendit të Shqipërisë një fermer.

Edhe pse i vetëm në protestë, ai kërkon drejtësi për të gjithë fermerët, pasi sipas tij janë bërë abuzime me fondet e Bashkimit Europian. Sipas tij, këto fonde duhet të ndërpriten pasi nuk i shërbejnë fermerëve, por vetëm oligarkëve dhe firmave fantazmë.

Ai shprehet se ka në pronësi 10 hektarë tokë dhe është shpallur fitues i fondeve, por nuk i është aprovuar.

“Unë kërkoj drejtësi për të gjithë fermerët për abuzimet që janë bërë nga fondet e Bashkimit Europian. Miliona euro shkuan për oligarkë, firma fantazma, që me firmën e ministres Frida janë abuzuar me miliona lekë. Unë fermer me 10 hektarë tokë, u shpalla fitues dhe nuk e aprovoj dot. Kërkoj nga BE që këto fonde që jepen falas këtu në Shqipërim, të ndërpriten. Këto para falas merren vetëm për oligarkët.”– është shprehur fermeri para Kuvendit, ndërkohë që brenda godinës po mbahet seancë plenare.

Zjarr Tv Ad