Fotot që sjell SYRI TV nga ishulli i Sazanit nuk kanë nevojë për shumë koment. Ato tregojnë ferrin mbi këtë ishull.
Disa ushtarë dhe zjarrfikës po tentojnë me mjete rrethanore të vënë nën kontroll flakët e papërmbajtshme.
Nuk ka dyshim se ky është një mision i pamundur. Nga ajri nuk ka asnjë ndihmë.
Por teksa SYRI TV po filmonte, një helikopter u shfaq. Por më kot, nuk ka asnjë shans që ai të lëshojë ujë mbi zjarrin e furishëm.
Helikopteri është ngritur për të bërë një video Edi Rama. Në bord është kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, i ‘armatosur’ me syze dhe kufje, ndërsa celularin e mban në dorë.
Nuk ka dyshim se kjo është qeveria e propagandës, e formës dhe aspak e përmbajtjes.
Rama u tregoi shqiptarëve se si po digjej Sazani i tyre, a thua se kishte shumë nevojë që të tregonte se po fluturonin mbi ishull.
Ndërkohë agjencia BIRN në një investigim të para disa ditëve zbuloi se si Edi Rama e ka degraduar flotën ajrore shqiptare.