Festivali i drogës, i quajtur Rave, pritet që të vijë në Shqipëri më 1 shtator të rinjë të varur nga lëndët narkotike, të huaj e shqiptarë do të zbresin në territorin e vendit tonë për të kaluar plotë pesë ditë ‘jashtë orbite’.
Një i ri italo-rumun, 24-vjeç, pa dhënë emrin e tij ka rrëfyer për mediat italiane se ata kanë njoftuar njëri-tjetrin përmes aplikacionit Telegram se këtë vit, festa e madhe do të jetë në Shqipëri. Vendndodhjen e saktë, 24-vjeçari kërkon të mbajë të fshehtë për momentin, por nuk harron të përmendë ofertat që do të jenë të vlefshme për pjesëmarrësit.
“5 euro për Ketaminë dhe 10 euro për LSD,”– thotë ai duke shtuar se këto lloj drogërash që në përgjithësi të bëjnë të shohësh halucinacione dhe të ‘mpijnë’, kanë hyrë në një laborator ku është zvogëluar dëmi që mund të bëjnë.
I riu tregon se i thanë të ishte në mesnatë në Chiusi dhe se do i tregohej vendndodhja fikse, bashkë me DJ rumun Suburbass i cili do të jetë në festival.
“Është më shumë një eksperiencë bashkuese se sa shkelje ligji,”– shton ai.
Në Itali ka fëmijë të llastuar me prindër të pasur. Në një event të tillë bizneset e drogës që janë shumë të përhapura përfitojnë më shumë nga rrethanat. Do hamë pica për pesë ditë rresht. Unë kam harxhuar vetëm 40 euro për pesë ditë. Paratë na mjaftojnë,”- tregon më tej i riu.
Majin e kaluar, festivali i drogës u mbajt në Britani të Madhe me 5.000 pjesëmarrës. Vitet e kaluara ka pasur tentativa për t’u organizuar në Gjermani dhe Belgjikë, por forcat policore e kanë bërë të pamundur një gjë të tillë.
Në Rave ka pasur dhe një viktimë për shkak të mbidozës së drogës. Ajo që bën përshtypje është se muaji shtator po vjen dhe nga autoritetet shqiptare nuk ka asnjë informacion në lidhje me këtë festë që me siguri do të zhvillohet në Tiranë, që është edhe kryqyteti i vendit
Kryeministri Edi Rama së fundmi është mjaft i përkushtuar ndaj ardhjes së afganëve dhe thuajse në të gjithë mediat e huaja flet për kodin e nderit të mikpritjes. A është një kod nderi edhe pritja e këtyre të rinjve që pritet ta kthejnë vendin në një bazë drogërash? A është marrë ndonjë masë për moslejimin e këtij festivali që mund të lërë dhe viktima?/FaxNews