Festa e Kroit të Bardhë, Safet Gjici ia merr valles bashkë me banorët në Bjeshkë

0
236
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është një vend pak i njohur dhe vitet e fundit turizmi malor tek Kroi i Bardhë në bjeshkët e Buzëmadhes, ka nisur të gjallërohet dhe është kthyer në një destinacion turistik mjaft të pëlqyer.

Dhe për nxitjen e ardhjes së turistëve banorët dhe emigrantët çdo vit në javën e fundit të Korrikut kremtojnë festën e kroit të bardhë me valle, këngë, e gatime tradicionale.

Festës i është bashkuar Kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici  duke marrë vallen sëbashku me banorët e zonës. Gjici thotë se ky vend i bekuar nga natyra e magjishme dhe zemërgjerësia e banorëve është atraksion turistik për turistët vendas dhe të huaj.

Kroi i Bardhë në bjeshkët e Buzëmadhes është një nga destinacionet turistike më të reja në vendin tonë që ju fton për ta zbuluar.

Zjarr Tv Ad