Të njohur për prodhimin e luleshtrydhes fermerët e zonës së Frakullës festojnë për të tretin vit radhazi festën kushtuar këtij fruti.
Në festën e luleshtrydhes u prezantuan edhe gatime tradicionale dhe punime artizanale të zonës. Ministri i Turizmit, Blendi Klosi u ndal te rëndësia që kanë këto festa, për të promovuar jo vetëm prodhimin e fermerëve, por për të tërhequr më shumë vizitorë.
Për vetë kultivuesit e luleshtrydhes, ky panair do të thotë shumë, pasi prezantojnë produktet e tyre, të cilat tanimë janë të njohura jo vetëm brenda vendit.
Ky është i treti vit që në zonën e Frakullës organizohet “Festa e Luleshtrydhes”, një ndër festat më të mëdha lokale. Njësia administrative njihet për kultivimin e këtij fruti, qe tashmë është në kulmin e prodhimit të tij.