Është rritur fluksi i emigrantëve shqiptarë në pikën kufitare të Kakavijës për shkak se të shumtë janë ata që kanë zgjedhur të lënë Greqinë dhe të kalojnë festën e Pashkëve në Shqipëri.
Gjatë prononcimeve të shkurta për mikrofonin e “Fax News”, qytetarët shprehen se do të qëndrojnë disa ditë në vendin tonë, ndërsa në kufi autoritetet u kërkojnë vetëm certifikatën e vaksinimit.
“Erdha në Shqipëri për të festuar Pashkët sepse kam prindërit këtu, do të rri 3-4 ditë. Në doganë më kërkuan vetëm vaksinën dhe kalova”, u shpreh një emigrant.
“Erdhëm në vendin tonë të festojmë Pashkët. Do të qëndroj 15 ditë të çmallem me Shqipërinë kishim 3 vite pa ardhur”, tha një i moshuar.
“Erdhëm në Shqipëri për të festuar pashkët, do të qëndrojmë 1 javë. Na ka marrë malli për vendin tonë jemi 30 vite që kemi ikur”, u shpreh një qytetar tjetër.