Festa e Pavarësisë në Kosovë, Joe Biden uron Vjosa Osmanin

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden i ka dërguar një mesazh urimi presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani, për ditën e Pavarësisë.

E nderuar Presidente në detyrë,

Populli amerikan i bashkohet urimeve të mija për ju dhe miqtë tanë në Kosovë në 13-vjetorin e pavarësisë së vendit tuaj.

Lidhjet ndërmjet popujve tanë mbeten të forta, bazuar në një përkushtim të përbashkët për zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës si dhe forcën tuaj të qëndrueshme si një vend sovran, i pavarur, multietnik dhe demokratik.

Ne mezi presim që të punojmë me Qeverinë e ardhsme për ta ccuar Kosovën përpara në rrugën e saj evropiane. Ka shumë punë për të bërë, përfshirë marrëveshjen gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë që në qendër e ka njohjen e ndërsjellë, me të cilën forcohet sundimi i ligjit, përballimi i pandemisë globale Covid-19 dhe nxitjen e rritjes ekonomike që mundëson një të ardhme të prosperuar për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner dhe mik i përkushtuar i Kosovës në këto përpjekje. Ndërkaq për mua personalisht, Kosova vazhdon të mbajë një vend të veccantë për familjen Biden, në shenjë respekti të kohës gjatë së cilës djali ynë i ndjerë Beau Biden punoi për të siguruar paqen, drejtësinë dhe shtetin e së drejtës për të gjithë qytetarët e Kosovës!

Me respekt,

Joseph R. Biden

 

Zjarr Tv Ad