Festa e Sulltan Nevruzit, Braimllari: Mirësia, paqja, begatia mbizotoroftë në çdo familje shqiptare!

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari dhe anëtarja e kryesisë së LSI, Elona Guri ishin në Kryegjyshatën botërore të Bektashinjëve për të uruar festën e Sulltan Novruzit.

‘Në emër të LSI urojmë të gjithë besimtarët bektashinj gëzuar Sulltan Novruzin. Mirësia, paqja, begatia mbizotoroftë në çdo familje shqiptare, të shikojmë drejt së mirës, të shikojmë drejt paqes për të qenë të gjithë të bashkuar për të shërbyer më shumë të pamundurve dhe për të qenë kjo ditë e re, një ditë pranvere, dhe kjo ditë kaq e bukur të na shoqërojë gjatë gjithë vitit’ është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së para kamerave.

Zjarr Tv Ad