“Festa të çmendura në burg” / Daily Mail: Të burgosurit shqiptarë tallen me autoritetet

0
241
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Zotërit e krimit janë duke u tallur me qeverinë që shpenzon 100 milionë paund për të rritur sigurinë në burgje”, kështu e nis britanikja “Daily Mail” shkrimin, një investigim i cili nxjerr në pah se si të dënuarit shqiptar në burgjet angleze përdorin lirshëm celularë dhe komunikojnë me botën jashtë përmes rrjeteve sociale.

“Zotërit e krimit janë duke u tallur me qeverinë që shpenzon 100 milionë paund për të rritur sigurinë në burgje. Ata përdorin celularë dhe bëjnë festa të çmendura në qelitë ku vuajnë dënimin. Të tjerët kontaktojnë hapur me bashkëpunëtorët që ndodhen jashtë buegjeve. Një hetim i Daily Mail identifikoi se të paktën 7 të burgosur që përdorin celularë dhe janë aktiv në media sociale. Në listën e personave të identifikuar është edhe një baron droge shqiptar, i dënuar me 12 vjet heqje lirie për drejtimin e një grupi kriminal, në trafikun e kokainës dhe kanabisit.” citohet ne shkrim.

Ai përdor telefon në burg, duke postuar video të drejtpërdrejta në Facebook. Postimet e tija shihen deri nga 70,000 njerëz. Në një postim ai shkruan “Zjarr në qeli”, të cilën e ka publikuar javën e kaluar. Në video ai filmon veten dhe të burgosurit, të cilët shihen me celularë në duar teksa janë duke kërcyer dhe qeshur. Gjithashtu ata shkruajnë se çdo të shtunë kanë festa si kjo në burg. Një i dënuar me 9 vjet burg për drogë dhe që ishte anëtari i një bande famëkeqe, ka thënë për një reporter se ai ka paguar 1500 paund për të marrë telefonin në burg.

Një tjetër gangster në burgun e Kategorisë C ka përdorur telefonin e tij për të kontaktuar një tjetër kriminel përmes medieve sociale. Ndërkohë, kreu i një bande të rrezikshme, i dënuar me 6 vjet burg pasi tentoi t’i ikte policisë me makinën që po transportonte drogë, me një vlerë prej 1 milion paundësh. Ai postoi një foto të vetes së tij, duke shijuar një vakt të shijshëm në ditën e Bajramit, festës myslimane.

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson investoi 100 milion paund, për të ndalur përdorimin e celularëve në burg, apo substancave që nxisin krimin dhe çrregullimin . Ministri i burgjeve, Lucy Frazer, tha javën e kaluar se problemi i celularëve ishte ‘përmirësuar’ për shkak të qëndrimeve të ashpra që janë marrë nga qeveria. Por Daily Mail ka identifikuar dhjetëra foto dhe video të postuara nga kriminelët famëkeq , që përdorin telefona në burg. Disa të burgosur i përdorin ata për të postuar veten, teksa janë duke parë futboll në TV dhe duke folur me të afërmit e miqtë.

Zjarr Tv Ad