Festë e madhe sot në Tiranë/ Nga Ramë Lahaj tek këngëtarja e njohur nga Maqedonia e Veriut. Çfarë pritet të ndodhë

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tenori i famshëm Ramë Lahaj është një prej artistëve më të suksesshëm shqiptarë, zëri i të cilit
ja ngritur peshë skenat më të mëdha botërore.

Por sot, më 19 Mars, Lahaj, me performancën e tij, do të jetë i pranishëm në Tiranë, në një
Koncert Gala dedikuar 25-vjetorit të themelimit të SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider
e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon.

Tenori me famë botërore nuk do të jetë surpriza e vetme e festës së madhe, e programuar për
tu dhënë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Sopranoja Ulpiana Aliaj, këngëtarja e famshme nga Maqedonia e Veriut Karolina Goçeva,
Ansambli i Këngëve dhe Valleve e shumë të ftuar special nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e
Veriut, Austria etj, do ta shndërrojnë këtë të martë në një mbrëmje të paharrueshme.

I gjithë spektakli do të moderohet nga dy emra të njohur të ekranit, Ardit Gjebrea dhe Fjoralba
Ponari. Kjo e fundit edhe imazh i SIGAL UNIQA.

“SIGAL UNIQA Group Austria”, 25 vite histori suksesi

E themeluar në Shkurt 1999 dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group” prej vitit 2007, SIGAL
UNIQA operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8
kompanive të saj: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni.

Falë strategjisë së tij “par excellence”, modelit të biznesit, menaxhimit financiar dhe stafit
profesional, kompania është rritur vit pas viti duke arritur sot një pozicion dominues në tregun
shqiptar dhe rajonal të sigurimeve.

Sot, “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” është e vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e
sigurimeve, duke numëruar mbi 2400 punonjës e agjentë në mbi 1200 zyra në Shqipëri, Kosovë
dhe Maqedoninë e Veriut, ku operohhet me standarte tërësisht evropiane.

Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë,
përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të “SIGAL UNIQA Group Austria”.

Ndaj dhe sot, nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, mbi rreth 1.2 milionë klientë vazhdojnë ti
besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku

Web: www.sigal.com.al
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829

Zjarr Tv Ad