Festimi i 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA! Gazetari DYLGJERI: Gëzoni lëpirsa!

0
128
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një koncert i madh u mbajt mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku morën pjesë dhjetëra këngëtarë të njohur, për ceremoninë e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lidhur me këtë koncert ka reaguar dhe gazetari i njohur Ylli Dylgjeri i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se: ”Festimi i 100 vjetorit te mardhenjeve me SHBA, ishte nje date dhe nje sebep per te mbuluar nje vjedhjet monstruoze te inceneratoreve e kudo”.

Postimi i plotë nga Ylli DYLGJERI:

Gezoni lepirsa!

Qeveria i festoi vjedhjet me muzike e me fishekzjarre!

Festimi i 100 vjetorit te mardhenjeve me SHBA, ishte nje date dhe nje sebep per te mbuluar nje vjedhjet monstruoze te inceneratoreve e kudo.

Edhe festimet per hapjen e Negociatave ishin nje sebep per te haruar ku jemi me tere treguesit ekonomik e social.

E verteta tjeter e madhe e Mitingkoncertit te mbremshem ishte markimi i 7 Korrikut, protestes mbareqytetare. Ishte kjo date qe duhej mbuluar me cdo kush, me cdo mjet, me cdo cmim, me cdo mashtrim.

Rinia dhe administrata dje kendoi ne koncert.

Populli i 7 Korrikut qau dhe uleriti ne miting. Jeta e Tij sot nuk eshte me koncert. Eshte nje dhimbje, eshte nje drame, eshte pertej vuajtjes.

Dje Kryeministri serrisht e shiti ne syte e botes Shqiperine roze, si xhaketa e tij qe vishet vetem per koncertet dhe paradat e

17 Majit.

Ne fund fishekzjarre!

Uroj qe shtatori te mos i ndaje ne fisheke e zjarre.

Zjarr Tv Ad