Feston divorcin me daulle/ 42-vjeçarja gëzon në mënyrë të pazakontë ndarjen nga bashkëshorti…

0
1004
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ashtu siç u martua, festoi edhe divorcin. Çilem Ulkerler, 42-vjeçe nga Adanaja në Turqi, pasi përfundoi procesin gjyqësor me bashkëshortin, bëri festë në lagje me daulle. E quan fitore ndarjen pas një procesi dy vjeçar, ndaj vendosi që të thirrte daullexhin, mblodhi shoqërinë dhe gëzuan së bashku këtë moment.

Kjo habiti banorë të tjerë të qytetit, por edhe vetë daullexhiun i cili thotë se është hera e parë që e thërrasin një festë divorci.

42-vjeçarja është nënë e dy fëmijëve, ndërsa ishte e martuar prej 18 vitesh. Problemet ekonomike si dhe zënkat e shpeshta, thonë se e çuan drejt divorcit.

Zjarr Tv Ad