Fevziu: Dhjetëra politikanë nga PS e PD s’do i fusja kurrë në studio!

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Blendi Fevziu është shprehur se shumë politikanë, qoftë të maxhoranës apo të Opozitës nuk i fton në studio dhe mundohet që t’i shmangë pasi nuk kanë rrjedhë logjike dhe nuk diskuton dot me ta.

I ftuar në emisionin “Pikat mbi i” në “News 24”, Fevziu, pa përmendur emra, tha se mund të jenë dhjetëra politikanë nga PS që nuk do t’i fuste kurrë në studio vetë, madje as kur t’ia çojë vetë partia. E njëjta gjë sipas Fevziut vlen dhe për kampin e PD-së.

“I vetmi person që ne e sjellim dhe e stërsjellim zvarrë nëpër studio është Dashamir Shehi. Të gjithë politikanët e tjerë po i shmangim nga studio sepse janë recitues të mërzitshëm. Nuk ka më lidhje mes politikës dhe publikut. Sot një politikan si e bën karrierën? Mjafton ta mbajë mirë me kryetarin e partisë. Dalja e Berishës është një komunikim i parë me zgjedhësit. Tek Rama ka ndodhur më shumë, sepse pasi ai mori PS në 2005 kontestohej nga baza, sepse baza ishte shumë e lidhur me Nanon. Edhe sot Nano është lider karizmatik në PS. Rama thotë që nga 2005 deri në 2009 ka bërë 3 ture dhe njerëzit i thoshin se e njohin Nanon si kryetar partie. Unë po ju them çfarë nuk funksionon. Nuk funksionon komunikimi me publikun. Kjo vlen edhe për PS. Unë ju garantoj, se nuk dua të përmend emra për etikë, mund të jenë dhjetëra politikanë nga PS që nuk do t’i fusja kurrë në studio vetë. Edhe kur i sjell partia tani nuk i marr më me sjellje partie. Ju garantoj që ka po kaq nga PD që nuk i fut dot në studio se nuk mbajnë përgjegjësi. Me këta persona nuk debaton dot, fillojnë recitojnë dhe nuk kanë rrjedhë logjikë. Kjo nuk të ndodh me politikanët që janë bërë vetë. Çdo njeri shkon vetë për ta marrë votën. Çfarë ndodhë? Sot ai mund të bëjë idiotin, më fal për shprehjen, dhe nuk çan kokë përsa kohë kryetari i partisë i thotë që dole mirë. Ndërkohë nuk mund ta bënte idiotin kur shkonte për të marrë votën në publik, se ai publik atje nuk është budalla,”- tha Blendi Fevziu.

Zjarr Tv Ad