Gazetari i njohur Blendi Fevziu, ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve të 25 Prillit, do të transmetojë një bisedë të rrallë mes Sali Berishës, Azem Hajdarit dhe Edi Ramës.
Fevziu, u shpreh në emisionin “Opinion”, s’e biseda mes këtyre tre personaliteteve është regjistruar me zë dhe e quajtur “brilante”.
Gjithashtu, gazetari ka deklaruar se ky material, do të publikohet pas zgjedhjeve pasi sipas tij, nuk ka pse të përzihet me të tashmen, sepse është çështje historike.
“Fitim kam gjetur një gjë brilante, do të të marr në studio kur ta shfaq, brilante fare, por e kam sekret. Kam gjetur një bisedë të Sali Berishës, Azem Hajdarit dhe Edi Ramës në 4 Janar 1991 në një studio piktori, e regjistruar me zë e gjitha. Do ta zbardh, por pas zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve do ta jap të gjithën. Para zgjedhjeve nuk e jap se ajo është çështje historike nuk ka pse përzihet me të sotmen”, u shpreh Blendi Fevziu.