Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Në vendin tonë, aksidentet kanë qenë të shumta, e nisur nga kjo, në emisionin “Opinion”, është diskutuar dhe siguria e rrugëve në Shqipëri.
Gazetari Blendi Fevziu, është shprehur se; ka rrugë në Shqipëri, që nuk kanë vijëzime dhe se këto bëhen problem për makinat.
Teksa fliste për një udhëtim të tijin në Labinot-Fushë, ai tha se; makina i nxirrte shenja dhe e lajmëronte se mund të aksidentohej, kur në fakt nuk po ndodhte diçka e tillë.
“Po marr dy raste. Po udhëtoja javën e fundit nga Elbasani në Labinot Fushë është një rrugë që nuk kuptohet ku është vijëzimi. Makina ime që kërkon vijëzim frenonte vetë, i dilnin shenja, i dilte një këmbë ure që aty as nuk ishte, por që mua më dilte që ishte burim aksidenti,” – ka thënë Fevziu.