Fidel Ylli: Bastet s’i mbylli dot Enver Hoxha, jo më Edi Rama!

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Për sportin, nuk pyes as për Edi Ramën, as për njeri. Unë jam njeri i sportit”.

Kështu tha presidenti i Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos në MCN TV i revoltuar, për mbështetjen e dhënë ndaj këtij sektori.

Ai shtoi se sporti varet nga ndihma e qeverisë, dhe se ndonëse do nxjerrim dy mundësa apo dy qitësa se e kemi traditë, pa mbështetje nuk shkojmë dot më tej.

“Trajnerët tanë pavarësisht se kanë nxjerr disa talente i çojnë deri në 17 vjeç, por aty ngecin se sporti ka të bëjë me shkollimin, ushqyerjen, psikologun. Një kampion bote si Piro Dhima, nuk doli rastësisht! Greku kishte 7 vetë që i rrinin, njëri i mbante këpucën, tjetri çorapen, njeri e ushqente. Para kishte pafund dhe detyrimisht që përveç traditës do kesh dy rezultate.

Një sportist si Brikeni, unë duhet të lija vendin në tribunë dhe t’i mbushja rrotat, se nuk kishim staf, jemi ekipe të vogla, sa më të vogël ta kesh ekipin, aq më pak. Nuk lejohet atje se ke ekip të vogël.

Kur ke 6 sportistë, ke 5 veta staf. Sportistët tanë janë heronj me kushtet që bëjnë stërvitje dhe lëmoshën që i kërkojnë qeverisë. Kanë bërë disa gjëra, por jo shumë. Kemi kampion si Briken Calja, Erkand Qerimaj, Izmir Smajlaj, Luiza Gega, kemi sportista pa fund të sporteve individuale.

Sporti është gjëja më e mirë në këtë vend që e nderon Shqipërinë në arenën ndërkombëtare se janë ambasadorët më të mirë. Sjellin imazhin më të mirë në Shqipëri. Me sport nderohemi, as me rend, as me shëndetësi, as me ekonomi. Ne nderohemi sot me sport, me art dhe trashëgimi kulturore. Me çfarë do nderohemi nesër”, tha ai.

Lidhur me idenë e tij për të rihapur pikat e basteve, Ylli shtoi se ishte në krye të tavolinës se KOKSH, për të cilën tha se është ombrella e sportit, ku ndonëse nuk bën sport, bënë politika sportive dhe gjen mënyra financimi që federatat të pasurohen.

“Detyrimisht ne kur shikojmë që kompanitë e basteve në 2018 u mbyllën, për atë periudhë bënë mirë që u mbyllën se qeverisë i iku nga duart situata. Ndau pafund licenca, u hapën në çdo qoshe pallati. Pas një viti që i mbylli, kuptoi që bëri gabim, i dha licence kazinove në hotele me 5 yje. Merr miliona dollarë nga ky licencim.

Mirë bëri që i mbylli, por sot luhet më shumë se para 2018. Sot që flasim kompanitë e basteve lulëzojnë. Nuk e di një deputet që luhet, që shkon? S’ka këshilltar Kryeministri që informohet që do të thotë unë arrij dhe mendoj se këta i kanë lënë se duhet të kenë ndonjë interes. Ndryshe duhet ti thërrasin mendjes, se bastet nuk i mbylli as Enver Hoxha. Luhej në mes të Tiranës. Do i mbyllë Rama? Nuk e bën dot!

Shteti ti kontrollojë me licencë. Ke kazino në mes të ditës, në mes të Tiranës. Ai që do luajë do luajë. Ne themi ti kontrollosh ti si shtet. Mos e bëjmë si në Amerikë që gjithë pijet i merrte Al Kapone. Shteti i mori vetë dhe fiton miliona dollarë. Duhani vret? Pse e lejon shteti? Se merr miliona dollarë, fiton buxheti i shtetit”, tha ai.

Lidhur me sportistët shqiptarë, deklaroi se bënë mirë ata që ikën:

“Këta sportistët tanë ti mbajmë këtu mos thonë që janë tradhtar, mirë bënë ata që ikën. Kur thoshte qeveria dhe 4 ditë bukë kemi. Sporti e ka periudhën shumë të shkurtër, 10 vjet e ka karrierën. Në 10 vjet lënë çdo gjë, jetën, familjen”, tha Ylli

Zjarr Tv Ad