Fidel Ylli prezanton projektin e sportit në shkolla: Të largojmë të rinjtë nga veset

0
193
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i KOKSH, Fidel Ylli ka qenë i ftuar këtë të premte në studion e Fax News në emisionin “Me Xhaxhiun” për të folur për projektin pilot që do të vërë në lëvizje zhvillimin e sportit në të gjitha bashkitë e Shqipërisë.

Ky projekt do të marrë nga buxheti i shtetit 5 milionë euro. Fidel Ylli u shpreh se projekti do të shtrihet në 12 qarqe të vendit në të gjitha 61 bashkitë në mënyrë që të zhvillojë dhe qytetet e ‘vdekura’ ne çdo qoshe të Shqipërisë.

Sipas kreut të KOKSH, ky projekt ka një rëndësi të madhe pasi do të bëjë të mundur që të largojë të rinjtë nga vese, dhe ata do të fillojnë të merren me sport, duke u bërë kështu më të shëndetshëm.

Zjarr Tv Ad