Fier, 12 zjarre në 20 ditë

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

12 vatra zjarri janë regjistruar në harkun e 20 ditëve në territorin e bashkisë së Fierit. Pjesa më e madhe kanë qenë zjarrvënie të qëllimshme. Por këto akte të kryera kryesisht nga fermerët për pastrimin e tokave, u ka shkaktuar dëme në frutikulturë dhe pyje.

Zjarrvëniet e qëllimshme dhe pakujdesia janë shkaqet kryesore të 12 rasteve të zjarrit që janë regjistruar gjatë muajit gusht në Fier.

Flakët e dala jashtë kontrollit të fermerëve kanë shkaktuar dëme në disa raste të konsiderueshme në frutikulturë, bujqësi dhe pyje.

Arben Dimo, drejtor i Emergjencave Fier:  Kanë djegur mbi 1100 rrënjë ullinj, 5 hektarë pyjë, 3 hektarë me shkurre, si dhe dengje me bar rreth 2600 cop. 

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rastet e zjarreve kanë shënuar rritje, çka ka bërë që bashkia e Fierit ta ketë të vështirë të menaxhojë situatat e vetme.

Drejtori i Emergjencave pranë Bashkisë thotë se për këtë qëllim në cdo njësi administrative janë ngritur grupe vullnetarësh.

Arben Dimo, drejtor i Emergjencave Fier:  Janë organizuar grupe vullnetare, të cilat janë funksional në çdo njësi administrative.

Policia dhe Prokuroria e Fierit ndërkohë thonë se po punojnë për të nxjerrë para drejtësisë zjarrvënësit e dyshuar.

Zjarrvënia e qëllimshme apo nga pakujdesia është vepër penale që dënohet me gjobë ose me burgim deri në 5 vjet. Ndërsa Kur nga vepra penale janë shkaktuar pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet sipas Kodit Penal.

Zjarr Tv Ad