Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident ndodhi sot në qytetin e Fierit rreth orës 7:00 të mëngjesit. Mësohet se një automjet tip “Ford Fokus” ra në kanal në kthesën e Portëzës në aksin Fier-Patos.

Mjeti me targa AA7 726 EG drejtohesh nga shtetasi Adriano Saliaj, 25-vjeç ku humbi kontrollin duke përfunduar në kanalin anës rrugës.

Menjëherë drejtuesi i automjetit u dërgua në spital, ku sipas mjekëve rezulton të jetë jashtë rrezikut për jetën. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Zjarr Tv Ad