Fier, makinat përplasen “kokë më kokë”, 2 të plagosur

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Fierit informon se si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Fier – Patos, ku dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, 2 persona janë plagosur.

Njoftimi i policisë:

Fier

Informacion paraprak

Në datën 20.05.2019, në aksin rrugor Fier – Patos, në vendin e quajtur “Portëz” mjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin M.M, 30 vjeç, banues në Patos është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A.G, 25 vjeç, banues në Roskovec.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjeret në mjetin tip “Volksëagen”, shtetaset E.M, 77 vjeçe dhe D.M, 52 vjeçe të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Zjarr Tv Ad