Fier/ “Opeli” përplas rëndë gruan e moshuar që po kalonte rrugën

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident është rregjistruar paraditen e kësaj të shtune në qytetin e Fierit në rrugën, Rauf Nallbani, ku si pasojë mbeti e plagosur një grua e moshuar.

Mësohet se e moshuara po kalonte rrugën pasi kishte blerë byrek në një nga dyqanet e zonës, ku u përplas me një automjet tip “Opel” me targa AA 789 IL.

Identiteti i saj nuk është bërë i ditur, ndërsa është transportuar në Spitalin e Fierit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga informacionet paraprake, e moshuara ishte endacake, ndërsa pritet njoftimi i plotë i policisë.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat ku pritet të japë versionin e tij në lidhje me aksidentin në fjalë.

Zjarr Tv Ad