Fier/ Përplasen dy mjete, plagoset rëndë një prej shoferëve

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier-Vlorë pranë Levanit. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një tip “Suzuki” dhe një “Mercedes Benz”.

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e aksidentit, i cili është dërguar në spitalin e Fierit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Burimet e para nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur drejtuesi i Benzit, i cili i është dërguar në spitalin e Fierit.

Shkak i aksidentit dyshohet se mund të ketë qenë shpejtësia tej normave te lejuara.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Zjarr Tv Ad