Fier, rrapet mbi 140 vjeçar, rrezikojnë kalimtarët dhe automjetet

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rrapet shekullore në segmentin rrugor Fier-Vlorë po kthehen në rrezik për automjetet dhe kalimtarët pasi nga viti në vit po shkojnë drejt degradimit dhe degët e tyre bien. Vetë qytetarët bëjnë thirrje për reagimin e instancave shtetërore.

Rreth 15 pemë rrapi të mbjella që në vitet 1880 po thahen, duke paraqitur rrezik për kalimtarët, por edhe për automjetet që kalojnë pranë.

Këto rrape qëndrojnë aty dhe media ndër vite ka ngritur shqetësimin për rrezikun që ato paraqesin, por dhe zërat e qytetarëve dhe zëri i medias ka rënë në vesh të shurdhët.

Banorët e zonës që kalojnë çdo ditë në këtë rrugë pohojnë rrezikun, ndërsa i bëjnë thirrje institucioneve shtetërore që të reagojnë.

“Kjo ka qenë një problematikë e hershme.Këto rrapenj janë shekullor dhe e kanë kaluar stadin e tyre, janë amortizuar, janë tharë dhe u shkëputen degët herë pas herë.I referohet një rasti konkret ku ishte duke kaluar një kalimtar dhe sapo kaloi, pas shpinës së tij i bie një trung i madh dhe për pak sa nuk i mori jetën. Për fat ai shpëtoi .Kjo është një lagje e Fierit e cila është e banueshme, ka banorë, automjete dhe pallate nga të gjitha anët . Kjo duhet të zgjidhet një herë e mirë sepse rrapenjtë janë bërë të rrezikshëm për banorët”

Pemët arrijnë në lartësinë 13 deri në 15 metër, me diametër të trungut që varion ng 100– 250 cm dhe disa prej tyre janë dëmtuar nga kushtet atmosferike si dhe jetëgjatësia e tyre.

Me propozim të Ministrisë së Mjedisit, në vitin 2002, pemët e Rrapit në Fier, janë futur në listën e monumenteve natyrore në Shqipëri.

Zjarr Tv Ad