Fier/ Rritet çmimi i gjelit të detit

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në vigjiljen e darkës së Vitit të Ri, gjeli i detit padyshim mbetet më i kërkuari për tryezat shqiptare.

Në qytetin e Fierit, çmimi i gjelit të detit ka pësuar rritje të konsiderueshme.

Aktualisht çmimi i gjelit të detit si peshë e gjallë shkon deri në 800 lekë për kilogram, ndërsa ajo e pulës 100 lekë më shumë.

Fermerët janë të shqetësuar pasi flasin për rënie të shitjeve në krahasim me vitet e kaluara, por qytetarët janë shprehur se me një rritje prej 300 lekësh për ta është i papërballueshëm.

Përveç gjelit të detit, qytetarët ankohen se rritje deri në 30% kanë prekur edhe produktet e tjera .

Megjithë rënien e fuqisë blerëse, shumë familje vazhdojnë të shfaqin interes për të blerë gjelin e detit, simbolin e darkës së Vitit të Ri.

Zjarr Tv Ad