Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një tren me pasagjerë ka dalë nga shinat duke dëmtuar disa vagona në afërsi të Urës mbi “Vijën e Ngjalës” në Fier.
Sipas raportimeve treni kishte pasagjerë që shkonin nga Durrësi në Fier, ndërsa mësohet se nga ngjarja nuk ka të lënduar.
Shkak i shkarjes se vagonave të trenit janë bërë disa traversa të cilat janë thyer teksa ai ishte në lëvizje.
Sipas faturinove, thyerja e tranversave te hekurudhës ka ndodhur si shkak i amortizimit nga koha e gjatë në punë dhe kushtet atmosferike. Faturinot kanë thënë se, treni ka qenë në lëvizje kur ka ndodhur thyerja e tranversave dhe ka berë një zhurmë të madhe.
Rreth 10 vjet më parë në këtë vend është përmbysur një vagon cistern duke derdhur një sasi të konsiderueshme karburanti.