Fier/ Vidhet banesa, autorët marrin 7 milionë lekë të vjetra

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një banesë ka rënë pre e grabitjes në fshatin Ferras në Fier.

Sipas të dhënave nga policia vjedhja ka ndodhur paraditen e djeshme në banesën e shtetasit Namik Hyka.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë  vjedhur 7 milionë lekë të vjetra, një televizor dhe një kompjuter.

Grupi hetimor ka konstatuar se dera e shtëpisë ishte shqyer në kohën kur në banesë nuk kishte njeri.

Banesa ndodhet në katin e tretë të një pallati

Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes duke marre shenjat e lëna në banesë nga grabitësi.

Zjarr Tv Ad