Fier, zjarr i madh në një ullishte, rrezikohen banesat

0
396
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të mbjellë me ullinj në fshatin Kuqan të Patosit, duke rrezikuar edhe disa banesa.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, era po ndihmon në përhapjen e shpejtë të flakëve.

Deri më tani dhjetëra ullinj janë shkrumbuar, ndërkohë që forcat zjarrfikëse po punojnë për fënien nën kontroll të zjarrit dhe shuarjen e tij.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.

Zjarr Tv Ad