Mediat pro-qeveritare në Turqi po krijojnë një klimë pro lufte kundër Greqisë, duke propozuar çështjen e “çmilitarizimit” të ishujve të Egjeut. “Protothema” shkruan se gazetarët dhe analistët turq flasin madje dhe për një pushtim ushtarak të ishujve të Egjeut.
Duke cituar CNN turk, mediet greke raportojnë se analisti gjeostrategjik Abdullah Cifci, po përshkruan se kur do të jetë koha më e përshtatshme për Turqinë, për të pushtuar ishujt grekë.
“Besoj se Turqia do të jetë në gjendje të bëjë operacionin që dëshiron në ishujt Egje. Dhe jo tani. “Tani Turqia po lufton në arenën diplomatike, por besoj se në të ardhmen do ta ketë këtë mundësi!’ Përpara një harte të detit Egje, ku kanë grupuar dhe ndryshuar emrat e ishujve në: “Përballë ngushticave”, “Ishujt Saruhan” dhe “Ishujt Mendes”, Alabarda akuzoi Greqinë për militarizimin e ishujve”, tha Tsiftsi.