“Filloi të flasë për magji dhe…”/ Grabitje e pazakontë në Lushnje! Tetovarja i kërkon ujë të moshuarës dhe më pas e “vë në gjumë”, zhduken 13 milion lekë

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një grabitje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Zhamë të Lushnjes, ku autorja “lypëse” me mirësjellje, vodhi jo pak, por 13 milion lekë të vjetra në banesën e familjes Ibraliu.

65-vjeçarja e paralizuar tregon se ishte vetëm në banesë, kur një grua trokiti në derë dhe u prezantua se vinte nga Tetova dhe kërkoi ujë.

Ajo tregon se e vetmja gjë që kujton pas atij momenti është se gruaja e panjohur filloi të fliste për magji që i kishin bërë asaj dhe familjes së asaj dhe nga ai momenti nuk mban më mend asgjë.

Jalldize Ibraliu: Hyri te porta, thashë mikeshë jo se nuk e njihja. Më tha vij nga Tetova, du içik ujë. I thashë nga Tetova vjen për ujë ti, nuk kam mundësi unë. A nuk sheh si jam? Pa depozitën që ishte aty, mbushi ujë. Më tha dalim çik në diell, më tha të paskan bërë magji. Ime më më tha është 80 vjeçe, më tha duan që të vrasin çunin, i thashë si di unë këto llafe. E s’mbaj mend më asnjë gjë. Nuk e di ça më bëri. Më duket sikur ia kam dhënë me duart e mia. Kur mori kthesën poshtë, u mendova ça më bëri kjo grua, e shkova drejt e te lekët. I kam pas te një kasetë e vogël, se dinte asnjë vendin e tyre. Mund të ishte 40 ose 30, nuk ishte moshë e thyer.”

Kamerat e sigurisë kanë pikasur gruan e panjohur nga Tetova që vinte me makinë dhe parkoi pranë banesës. Para se te hynte ne shtëpinë e familjes Ibraliu gruaja kishte tentuar te hynte edhe në shtëpi të tjera, por pa sukses.

Arif Ibraliu: Sipas kamerës, ajo ka ardhur dhe ka parkuar makinën poshtë atje. Duke qartë kur vjen nga ura. Ka shkuar edhe tek një shtëpi tjetër aty përpara dhe e kanë përzënë. Pastaj, ka ardhur direkt këtu.

Kryefamiljari pasi ka kuptuar që i janë vjedhur lekët ka bërë kallëzim në polici, ku këta të fundit njoftojnë se po punohet për identifikimin dhe për kapjen e kësaj shtetasje.

“Në Komisariatin e Policisë Lushnjë ka bërë kallëzim 60 vjeç, banues në fshatin Zhamë, se në banesën e tyre, një shtetase ka mashtruar bashkëshorten e tij dhe i marrë një shumë parash, me pretendimin se do t’i parashikonte fatin. Po punohet për identifikimin dhe për kapjen e kësaj shtetaseje.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Zjarr Tv Ad