Fillojeni mbarë – i nderuar Kryetar! nga Ylli Dylgjeri

0
4

Ndoqa përgjigjen që Kreu i Këshillit të lartë
te Prokurorisē, Gent Ibrahimi, i bëri pyetjes së gazetares Beti Njuma:
Pyetje: Ju kanë cilësuar si jurist që keni punuar me Sorosin edhe pse nuk është herezi, por edhe për lidhje të ngushta me PS?
Pergjigje: Jam krenar që punoj me Sorosin.
-Ajo e para është e vërtetë, e dyta jo-mohuat Ju.

Dakort, them dhe Unë, por të dyja janë të vërteta zoti Ibrahimi.
Pse e nisni qysh në fillim me gjysëm krenari
zoti Kryetar?
Krenaria e Juaj është më e hershme, qysh në ngjizje. Ju jeni djali i zotit Nesip Ibrahimi, ishfunksionar i lartë i PPSH-se. PS nuk e ka mohuar trashëgiminë me PPSH-ne. Biles, Ju e keni vazhduar krenarinë deri në lidhje krushqie. Zonja Mimi Kodheli është motra e gruas Tuaj.
Fillojeni mbarë i nderuar Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ky rreth deklarimi Juaj janë vetëm kushërinjtë e parë. Vettingu, për
të tjerë hyn edhe më thellë, në fis e në farë.
Ndaj Jini krenar, optimist, dhe transparent për
të qëndruar gjatë në këtë detyrë.
Suksese në karierë zoti Ibrahimi.