Filmi gjerman për elektrifikimin në Shqipëri, ‘Rrugë drejt dritës’

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një llambë që ndri?on errësirën, një turbinë me filma të vjetër dokumentarë, dhe fjalët e një burri tëmoshuar: „Dikur thuhej një shprehje e Leninit, plus elekrifikimin kemi komunizmin. Nejse ajo në fakt nuk erdhi kurrë, ajo mbeti përrallore.”

Kështu nis filmi „Rrugë drejt dritës”, i regjisorëve Eckehardt Pistrick dhe Björn Rheinhardt. Film etnografik, që trajton temën e elektrifikimit në Shqipëri duke vënë përballë të kaluarën me të sotmen, propagandën glorifikuese të sistemit komunist dhe rrëfimet e sotme të elektricistëve, inxhinierëve dhe fshatarëve, që punuan fort në elektrifikimin e vendit në vitet 1965-1970. Shumica e personazheve kanë biografi të thyera. Puna dhe mundi i tyre sot është harruar. Në fshatra ka mungesë dritash. Disa duhet të vazhdojnë të punojnë për të mbijetuar, ndonjëri ka përfunduar i alkoolizuar. Rrëfimet e tyre në film alternohen vazhdimisht me sekuenca të dokumentarëve propagandistikë dhe lajmeve televizive mbi arritjet dhe heroizmin e popullit në periudhën e elektrifikimit.

 

Ekstremet nga postkomuzmi dhe sot

Zgjodhëm këtë temë, shpjegon njëri nga regjisorët, etnologu Eckehardt Pistrick: „për të reflektuar mbi gjëra, që tek ne janë bërë të vetëkuptueshme, kanë rënë në nivelin e normales. Në Shqipëri ka shumë ekstreme, nga postkomuzmi, gjen shumë raste dhe situata ekstreme, ku njeriu duhet të luftojë për të mbijetuar për të fituar paranë. Për syrin e një të huaji është interessante.”

Në vitin 1971 në Vaun e Dejës mbi lumin Drin u ndërtua me ndihmën kineze hidrocentrali Mao Ce Dung. Skena filmike nga arkivi sjellin në ekran ceremoninë madhështore të inaugurimit, ku udhëheqësi i atëhershëm Enver Hoxha pret me solemnitet shiritin në praninë e mijëra banorëve dhe ndërtuesve.

Po ana tjetër e medaljes? Jemi sërish në kohën e sotme. Kryetari i shoqatës për të drejtat e familjeve të përmbytura nga hidrocentrali thotë, se për ndërtimin e tij janë përmbytur 13 fshatra, „por si? ndodhte shpesh atëherë këtyre fshatrave nuk u është kompensuar toka”.

Direkt pas tij një 83 vjecar tregon me mllef se „zi e ma zi ka qenë, na kanë pru në kapanone të punëtorëve për të jetuar.”

Elektrifikimi i gjithë vendit, që përfundoi në vitin 1970 ishte një arritje e madhe për Shqipërinë. Në një kohë kur as Bullgaria dhe Çekosllovakia nuk e kishin kryer ende plotësisht elektrifikimin. Energjia elektrike do të arrinte në të gjitha fshatrat, kandili do të zëvendësohej me dritën, e cila trumbetohej me të madhe si drita e partisë. Përmes shtypit, filmit, arteve figurative i bëhej jehonë propagandistike kësaj arritjeje të madhe, me qëllim që sistemi të rriste simpatinë edhe ndikimin në popull.

Përsëri pamje filmike nga arkivi, festimi i festës së dritave në Malësine e Madhe.

„Deri në anën tjetër të malit mbërrinin tavolinat”, tregon në film dëshmitari i asaj kohe nga Shoshi. Ai dhe bashkëshortja e tij rrëfejnë si janë njohur dhe dashuruar në këtë festë.

Hareja dhe gëzimi është i papërshkruar. Drita do t’u ndryshonte jetën njerëzve në zonat malore, do t’u hiqte kandilin, do t’u hapte horizontin e do t’i lidhte me botën.

Por këtu ka edhe di?ka tjetër. Çfarë ndodhi me njeriun, me fshatarësinë në këto punime, me kushte teknike gati inekzistente? Elektrifikimi i afro 1800 fshatrave u realizua me moblizim masiv me punë vullnetare. „E kena mbajt gjith?ka në krah”, tregon sot malësori nga Shoshi.

Dokumetari arkivor me zërin patetik të spikerit, që ngre lart heroizmin e punës kolektive vullnetare, shfaq pamje, që tregojnë fshatarë të vënë në rradhë, që me përpjekje të mundimshme ?ojnë përpara në monopatet, ku nuk shkon makina, shtylla betoni duke i mbajtur mbi supe.

A ishte njeriu i ?eliktë? Elektrifikimi i vendit u krye në kohë rekord brenda një plani ambicioz pesëvjecar 1965-1970, madje para afatit , pa ?ka se kërkonte sakrifica, ndoshta edhe dëmtim fizik të njerëzve.

„Burri punonte 18-20 orë për elektrifikimin”- rrëfen e gruaja e një tjetër personazhi në film – „punë të rendë në ?do lloj moti, unë kisha frikë për të”. Një punë jo e parrezikshme ajo e elektricistëve në lartësitë marramendëse në shtyllat e tensionit të lartë. Por familja e elekricistit, që ka punuar me vetëmohim për të sjellë dritën, sot nuk ka sa duhet para për të paguar faturat e rrymës. „Drita duhet paguar, por kur nuk e paguan biznesmeni…. Ndërssa unë kam shitur lopën dhe i kam paguar.”

Ajo që i dhëmb është shkatërrimi i punës së bërë me mundim e sakrificë, dëmtimet në sistemin e rrjetit elektrik: „Di?ka për të cilën të duhet kohë e gjatë për ta bërë, mund ta shkatërrosh për një moment”, thotë me keqardhje ai.

Utopia e zhvillimit

Krahas mungesës në fshat filmi sjell pamjet e dritave të panumërta në eventet festive në kryeqytet e qytete. „Ne dhe disa shtëpi të tjera këtu në luginë nuk kemi pasur kurrë dritë, tregon një familje, që paraqet një gjenerator primtiv me ujë, të cilin e ka ndërtuar djali, emigrant i kthyer nga Greqia, për të bërë dritë. A nuk ka shkuar drita kurrë në disa shtëpi të vetmuara? „Do shumë Shqipëria që të bëhet si bota. Politikanët duan të hanë vetëm për vete, nuk mendojnë aspak për popullin e varfër. Ne vuajmë e s’fitojmë gjë”; thotë gruaja. Gjurmët e vuajtjes dhe të mungesës vihen re tek këto njerëz, në fshatrat që përballen me mungesa të furnizimit me energji.

Pamjet bardh e zi të dokumenteve historike dhe ato shumëngjyrëshe të rrëfimeve të personazheve ndajnë qartë të kaluarën dhe të tashmen në filmin „Rrugët drejt dritës” që është një histori mbresëlënëse ndërmjet fiction-it, realitetit dhe propagandës.

„Ne këtë film kemi dashur të ballafaqohemi me utopinë e zhvillimit, me atë se ?farë sjell apo nuk sjell zhvillimi në nivelin rural dhe në atë individual. Ai është në të njëjtën kohë edhe një ballafaqim me të shkuarën, si reflektojnë shqiptarët ndaj komunizmit ndaj arritjeve të komunizmit dhe me idealizimin e këtyre arritjeve”, shpjegon regjisori i filmit Eckehard Pistrick. Filmi u shfaq në fundjavë në Këln në kuadrin e serisë filmike me titull „Trashëgimia vizuale e komunizmit – ballafaqime filmike”, një bashkëpunim i Filmclub 813 me Shoqatën e Evropës Juglindore. Për herë të parë filmi u shfaq vitin e kaluar në “16th edition of Tirana International Film Festival”. Shfaqja në Köln ishte premiera e këtij filmi në Gjermani./DW

Zjarr Tv Ad