Filmi i regjisorit nga Kosova merr çmimin kryesor në Festivalin e Sarajevës

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Filmi “Exil” i regjisorit nga Kosova, Visar Morina, ka fituar çmimin kryesor “Zemra e Sarajevës” në Festivalin e Filmit në Sarajevë.

Morina është regjisor nga Kosova që jeton dhe punon në Gjermani. Ai ka fituar disa çmime në festivale të ndryshme.

Në Festivalin e Filmit “Zemra e Sarajevës”, garuan 49 filma në kategoritë e atyre artistikë, dokumentarë, të shkurtër dhe studentorë.

Ceremonia u mbajt online, për shkak të pandemisë së COVID-19.

Festivali i Filmit në Sarajevë është themeluar gjatë luftës në Bosnje në vitet 1990 dhe prej atëherë është kthyer në industrinë më të madhe të kësaj fushe në rajon. Njihet si një ndër festivalet më të njohura të filmit në Evropë.

Zjarr Tv Ad