Filmoi personin që i kishte shitur votën PS-së në Lezhë, rrihet keq 38-vjeçari…

0
459
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Lezhës ka arrestuar katër persona, pjesëtarë të një fisi në akuzën se kanë keqtrajtuar një 38-vjeçar. Sipas informacioneve të policisë, në pranga janë vënë shtetasit Mirash Paplekaj, Gëzim Paplekaj, Donald Paplekaj dhe Jetmir Paplekaj.

Këta persona, janë arrestuar pasi dyshohet se kanë keqtrajtuar dhe shantazhuar me jetë shtetasin Ylli Kacoli, 38-vjeç, për të bërë deklarim të rremë në lidhje me një video që kishte nxjerrë në Facebook, ku Gëzim Paplekaj, shprehej se kishte marrë 200 mijë lekë të vjetra për 4 vota.

Paplekaj nga ana e tij, është vënë nën hetim nga SPAK, pasi deklaronte me gojën e tij se familjarisht, ia kishte dhënë votën Partisë Socialiste, në këmbim të 200 mijë lekëve të vjetra.

Çështja tashmë, në mungesë të drejtësisë nga shteti, duket se ka kaluar në vetëgjyqësi ndërmjet familjeve.

Zjarr Tv Ad