Filtrimi i kandidatëve në PD, më 25 gusht seleksionimi i parë

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak ditë para shtatorit kur pritet të nisë “furtuna politike”, selia blu vijon punën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen ne pranverën e 2021.

Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kanidaturave në PD, vijojnë të kalojnë në filtra emrat e propozuar nga baza për zgjedhjet parlamentare dhe vendore.

Mësohet se është filtruar pjesa më e madhe e propozimeve. Me 25 gusht do të bëhet zyrtare përfundimi i  seleksionimit të parë, ku vetëm 1 mijë emra do të kalojnë “vetingun”.

Udhëzimi i Partisë Demokratike parashikon kriteret që duhet të përmbushin kandidatët, të cilat lidhen me profilin që kanë në degë apo qark, integritetin dhe përgatitjen e lartë profesionale si dhe standardet e dekriminalizimit dhe dekomunistizimit.

Ky proçes më pas do të kalojë në fazë të dytë, në të cilën pritet të seleksionohen sërish ½ e emrave të mbetur në listë. Për të kaluar në filtrin e tretë nga i cili do të mbesin rreth 300 persona.

Pas kësaj veton përmes votimit “një anëtarë një votë” do ta japë anëtarësia e kësaj force politike. Në këtë pikë nuk do të ketë votë pro, por vetëm skualifikuese. Kandidati që ka më shumë se 20 % “votë kontestuese”, në raport me numrin e përgjithshëm të anëtarëve të Partisë në atë Degë apo Qark, hiqet nga lista e kandidatëve të konfirmuar dhe përfshihet në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi.

Lista e kandiatëve do të zyrtarizohet në kryesinë e Partisë Demokratike dhe do të hidhet për miratim në Këshillin Kombëtar.

Zjarr Tv Ad