Finalizohet operacioni antidrogë “Shtegtimi”/Vihet në pranga një 28-vjeçar nga Bulqiza ,dhe shpallet në kërkim një 45-vjeçar

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një sasi prej 65 kilogram kanabisi është kapur në Lushnje. Gjatë operacionit policor antidrogë ”Shtegtimi” Policia ka pikasur drogën si dhe ka arrestuar një person nga Bulqiza.

I arrestuari eshte Nevruz Çoku nje 28 vjecar nga Bulqiza.

Po ashtu është shpallur në kërkim dhe një tjetër 45- vjeçar po nga Bulqiza. Këta të dyshuar e kishin fshehur dhe e mbanin drogën në një ambient të marrë me qera në Savër të Lushnjes.

Kurse në pranga ka rënë një tjetër person që është i dyshuar për një tentativë kultivimi kanabisi në Fermë Çlirim të Fierit.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Fier

Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Goditet një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe një rast i tentativës së kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Shtegtimi”.

Sekuestrohen 65 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe bimë narkotike.

Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier u zhvillua operacioni antidrogë i koduar “Shtegtimi”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

N. Ç., 28 vjeç, banues në Bulqizë.

Po në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit B. O., 45 vjeç, banues në Bulqizë.

Gjatë kontrollit në kushtet e flagrancës në fshatin Savër, Lushnjë, në një ambient të marrë me qira nga këta shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 65 kg cannabis sativa.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u ndalua shtetasi E. V., 49 vjeç, banues në Fermë Çlirim, pasi është autori i dyshuar i tentativës së kultivimit të disa bimëve narkotike në fshatin Fermë Çlirim, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Image

Zjarr Tv Ad