Finalizohet Operacioni “TERANOVA”/Policia arreston 3 shtetas

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Finalizohet Operacioni “Ternova”, policia arreston 3 shtetas për vepra të ndryshme kriminale.

Policia  bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative u arrestua në flagrancë shtetasi:

..
R. I., 42 vjeç, banues në Tërnovë, Bulqizë, i cili u kap në fshatin Tërnovë, me automjetin “Land Rover”, duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë dhe 11 fishekë

Po në vijim të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi M. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili qarkullonte në mjet me shtetasin R.I, pasi u kap me një sasi të vogël lëndë narkotike

Arrestohet edhe një person në Mat pasi policia nga kontrollet e kryera ju gjendën  bimë narkotike të kultivuar në banesë.

Njoftimi I policisë:

Në zbatim të plan-operacionit të bërë nga DVP Dibër janë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, kapjen e personave në kërkim dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Në këtë kuadër, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor “Tërnova”, si rezultat i të cilit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

R. I., 42 vjeç, banues në Tërnovë, Bulqizë, i cili u kap në fshatin Tërnovë, me automjetin “Land Rover”, duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë dhe 11 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Po në vijim të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi M. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili qarkullonte në mjet me shtetasin R.I, pasi u kap me një sasi të vogël lëndë narkotike. Ky shtetas dyshohet se merrej me veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes në doza të vogla të lëndëve narkotike.

Njëkohësisht në Mat është vënë në pranga shtetasi A. P., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e Policisë është konstatuar se shtetasi A. P. kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij.

Zjarr Tv Ad