Data 25 është shpallur ditë pushumi për të gjitha institucionet e qarkut të Tiranës, në kuadër të finales së Conference League.Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi gjithashtu njoftoi se data 25 do të jetë një ditë pa makina në të gjithë Tiranën, përveç automjeteve të urgjencës dhe policisë.
Çuçi tha se hyrjet për në kryeqytet do të bllokohen deri në orën 6 të pasdites, dhe se ata që dëshirojnë t’i bashkohen festës në kryeqytet, duhet të vijnë pas orës 18:00.
Në datënn 25, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë përballet Roma dhe Feyenoord, ndeshje për të cilën ka patur një kërkesë për bileta 5 apo 6 herë më të lartë se kapaciteti në stadium.
“Data 25 do të shpallet ditë pushimi për të gjitha institucionet që janë pjesë e qarkut të Tiranës, pra do të jetë një ditë pushimi për të gjithë zyrtarët publikë për qarkun e Tiranës. Kjo masë merret për mbarëvajtjen e një eventi të madh të sportit që është finalja e Conference League. Do të vijë një numër i madh turistësh të huaj. Kemi një kapacitet 5-6 herë më të lartë se ç’ka kapacitetin “Air Albainia”. Do të bëjmë çmos që të jetë një ditë feste jo vetëm për sport-dashësit.
Ajo ditë do të jetë pa makina, në gjithë Tiranën nuk do të ketë qarkullim makinash. Të gjitha akset hyrëse në Tiranë do të bllokohen në datën 25 deri në 6 pasdite. Kushdo që do t’i bashkohet festës në Tiranë, mund të vijë pas orës 6 pasdite”, deklaroi ministri Çuçi.