Financial Times: Treshja e Ballkanit sfidon BE-në me Mini-Shengenin…

0
106
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deri më tani, është thënë se iniciativa e Mini-Shengenit, është një nismë që vjen në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian.

Por Financial Times, shkruan se kjo nismë e “treshes së Ballkanit”, Rama-Zaev-Vuçiç, në fakt është një sfidë ndaj frustrimit me BE-në. Gazeta e njohur shkruan se; nisma do të bëhet publike të enjten. “Liderët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut po e godasin Brukselin për ritmin e ngadaltë të anëtarësimit duke vazhduar me një projekt për një zonë të tyre të udhëtimit pa kufizim”, shkruan gazeta.

Projekti përfshin një lehtësim gradual të kufizimeve për udhëtimin, korsi më të shpejta të gjelbra në kufi, kohë të reduktuar për kalimin e mallrave dhe akses më të lehtë për lejet e punës. Treshja shpreson se nismës do i bashkohet edhe Bosnja e Mali i Zi, ndërkohë që ftesa mbetet e hapur edhe për Kosovën.

“Rajoni nuk mund të presë më gjatë për BE-në që të na bashkojë,” tha Aleksandër Vuçiç. Ndërsa Zaev tha se qëllimi final është anëtarësimi në BE. “Por deri atëherë, ne duhet të gjejmë rrugë për të vazhduar procesin e evropianizimit”. Gazeta thekson se edhe nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të nisin negociatat, oreksi për zgjerim në BE është shumë i ulët. Veçanërisht me largimin e kancelares gjermane, Angela Merkel, kjo rrugë do të bëhet edhe më e vështirë. Kurse kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha për FT se Ballkani është duke përparuar falë amerikanëve.

“Ballkani që kemi sot është shembulli më i shndritshëm i politikës së jashtme amerikane. Liria që shijojmë sot është krijesa e tyre”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad