‘Financim i partive 100% nga shteti’, Kaso: Ekspertët nuk kanë kundërshtuar propozimin tonë

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ekspertët ndërkombëtarë nuk i kanë mbyllur dyert propozimit të opozitës së bashkuar për financim 100% nga fondet publike të partive politike dhe fushatave zgjedhore.

Deklarata u bë nga Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, pas tryezës së organizuar nga OSBE për reformën zgjedhore.

Kaso: Ekspertët ndërkombëtarë kanë ilustruar këndvështrimet e tyre lidhur me pikat e dobëta për financimin e partive. Nuk ka pasur asnjë mbyllje të tyre ndaj propozimit tonë për financim 100% nga shteti dhe kriminalizimin e fondeve private.

Përfaqësuesi i PD-së nënvizoi se financimi i partive politike në përgjithësi dhe fushatave zgjedhore në veçanti, është një çështje që kërkon kontributin e të gjitha palëve.

Kaso tha se propozimet e opozitës shumë shpejt do të materializohen me një draft.

Zjarr Tv Ad