Financimet ruse, ambasadorja Kim takim me Ballën dhe Alibeajn

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas takimit që zhvilloi ditën e djeshme me kreun e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe me disa nga përfaqësuesit e partive politike në vend, Yuri Kim ka mbërritur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit për të zhvilluar një tjetër takim me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballën dhe me Enkelejd Alibeajn nga Partia Demokratike.

Ashtu si ditën e djeshme, përsëri sot financimet ruse në politikën shqiptare do të marrin pjesën më të madhe të diskutimeve.

Sjellim në vëmendje se pas takimit që ambasadorja Yuri Kim zhvilloi dje me kreun e KQZ Ilirjan Celibashi dhe deputetët Damian Gjiknuri, Jorida Tabaku dhe Monika Kryemadhi, shprehu shqetësimin për financimet e fshehta ruse në politikën shqiptare, të cilat i konsideron rrezik për demokracinë.

Zjarr Tv Ad