Financimet ruse në PD, Çupi: Berisha e ka ditur, i lidhur që në 91-shin me Moskën! Me Bashën po veprohet njëlloj si me Koçi Xoxen

0
266
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth 500 mijë dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazmë”- kështu burimi i qeverisë amerikane, një deklaratë kjo ktheu sytë nga Lulzim Basha. Por për analistin Frrok Çupi e vërteta është ndryshe.

“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth 500 mijë dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazmë”- kështu thuhej në burimin e qeverisë amerikane, një deklaratë kjo që ktheu sytë nga Lulzim Basha.

Si ish drejtues i Partisë Demokratike atë periudhë, emri i Bashës u ‘valëvit’ ditën e sotme si personi direkt përgjegjës për skandalin e financimeve ruse në PD. Por për analistin Frrok Çupi e vërteta është ndryshe. Ka qenë lidhja e vjetër e ish kryeministrit Sali Berishës me Moskën ajo që ka sjellë PD-në në këtë gjendje, e cila sipas gazetarit, u formua nga komunistë.

I intervistuar nga gazetari i Report Tv Arbër Hitaj, Çupi zbuloi se në PD, nga lidhjet e Berishës u injektua një sjellje ruse, ku të gjitha zhvillimet dhe intensiteti  i ngjarjeve në to, përkon me një vend si Rusia.

‘Është e njohur prej shumë viteve që një gjë ndodh në këtë vend. Kemi prekur me duart tona me lëkurën tonë efektet ç’kanë kanë shkaktuar këto. Rusia është tipike që e ka në faturën e vetë, në mënyrën e vetë sesi funksionon, financon parti politike, media, shtyn kaosin, e çon situatën deri në gusht shteti.(…) Rusia prej vitesh, unë mendoj që Partia Demokratike ka pasur lidhje me Rusinë që në 91-shin. Efekti më i madh që mori kjo situatë ishte se ne nuk u ndamë kurrë nga komunizmi. PD mori një trajtë që s’kishte lidhje me demokracinë dhe kjo ishte një lëvizje dubël Serbi. Në PD u instalua e njëjta metodë, vrasja, helmimet siç i ka Rusia.’- tha Çupi.

Çupi u ndal edhe në emra konkret për ta theksuar këtë përqasje pro rusë në PD, e cila sipas analistit e kishte zanafillën qysh prej vitit 1991.

‘Rastet janë këto, Pjetër Arbnori lideri i madh i PD-së, i cili për shkak të një helmimi shkoi në botën tjetër. Ali Spahia po ashtu, ish ministri i mbrojtjes i cili u urdhërua të sulmonte me ushtrinë e shqipërisë zonat e jugut, Zafer Xhulali të njëjtin fat pësoi.

Të gjithë komunistët më të egër në 92 u mblodhën në PD dhe në pjesën tjetër mbeti një realitet i caktuar dhe sot e kësaj dite kemi efektet e kësaj metode, PD tashmë nuk arrin të ngrihet më. Stili rus nuk mund të gjenerojë më pozitivet.’- pohoi Çupi.

Se cili drejtues i PD-së, duhej të kryqëzohej Çupi tha pa hezitim emrin e Berishës, ndërsa Bashën e cilësoi si një viktimë që i përngjan gjithë kalvarit plot faje të Koçi Xoxes.

‘Asgjë deri në 9 shator në 2021 nuk ka ndodhur asgjë pa lejen e Berishës dhe Basha është një njeri që ka firmosur, tashmë viktimë por sigurisht është element i përdorur prej Berishës. Njeriu që ka lidhje me Moskën dhe ka pasur është padyshim është Berisha. Është e turpshme të thuash gënjeshtra. Siç e bënë me Koçi Xoxen të gjitha ai i hante.’- tha Çupi ndër të tjera për Report Tv./shqiptarja.com

Zjarr Tv Ad