Financimi rus/ Akademiku Fuga: Basha nuk duhet të heshtë për këtë çështje! PD ndihet larg përgjegjësive pasi…

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Akademiku Artan Fuga ka komentuar deklaratën e zyrtarit amerikan se Rusia ka financuar një sërë partish politike në botë, ku ndër to është përmendur edhe Partia Demokratike.

Gjatë një interviste për Neës24, Fuga mbështetet tek deklarata e ish-kryeministrit Berisha se në llogaritë e PD-së nuk ka pasur lëvizje të shumave të mëdha të parave.

Sipas Fugës, nëse qëndrojnë deklaratat e Berishës, atëherë kjo çështje i takon ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës. Fuga u shpreh se Basha nuk duhet të heshtë për këtë çështje dhe se ai duhet të sqarojë pozitat e tij.

“Fakti që inteligjenca amerikane flet në shkallë globale, nga një burim flet për 500 mijë në Shqipëri, aq më shumë kur zonja ambasadore po atë ditë bën një takim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në prani të partive politike, unë këtu shoh një lidhje dhe kur pyetet se çfarë mund të thoni për këtë, ajo nuk thotë se problemi nuk ekziston, por thotë se nuk jam e autorizuar të përmend emra, lë të nënkuptohet se problemi është. Para dy ditësh u kam  kërkuar drejtuesve të PD që topi është në derën e tyre, dhe në këtë rast s’ka pse bëjnë akuza të përgjithshme, në llogaritë bankare të PD a ka pasur një lëvizje të tillë? Sot Berisha deklaron dhe thotë që në llogaritë bankare nuk ka një gjë të tillë, i takon pra zotit Basha që po hesht, nuk duhet të heshtë, i takon të sqarojë. PD në një farë mënyrë se deri tani ndihet larg përgjegjësive se nëse ato janë, i takojnë një lidershipi tjetër” – tha Fuga.

Ai ka komentuar edhe ndarjen e PD, ku nga njëra anë ndodhej Enkelejd Alibeaj dhe nga ana tjetër Sali Berisha.

“Mendoj se kjo përçarje brenda ish-grupit të deputetëve të PD do vazhdojë deri sa të vazhdojë mandati i këtij kuvendi. Jam i mendimit se një nga arsyet se pse ky kuvend nuk ka cilësinë e duhur dhe pjesërisht as legjitimitetin e duhur, pikërisht për këtë arsye. Grupi i drejtuar nga Alibeaj, ka një problem të madh, që janë në lista elektorale nga një lidership i PD, i cili nuk është më, jo se iku Basha, por problemi është se PD pati disa procesi, me foltoren, kongreset… dhe doli fitimtare pala kundërshtare e tyre. E dyta, janë deputetë që pas nuk kanë një parti. Mendoj se në kushtet që jemi sot, kjo për PD nuk sjell pasoja elektorale për grupin e Berishës, sepse siç duhet tani, po thotë që ja ku doli dhe kjo puna e investimeve… do t’i përdorë këta për të rritur fuqinë elektorale të vetes, por këto flitet për atë që jemi sot, se çdo ndodhë pas një muaji, ta flasim atëherë”, tha Fuga.

Zjarr Tv Ad