Financimi rus i PD-së me 500 mijë dollarë në 2017, Zheji: Lajm i mirë për Ramën, nëse akuzat për Bashën provohen…

0
325
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Artur Zheji shprehet se lajmi i publikuar sot se Rusia i ka dhënë 500 mijë dollarë PD-së në 2017 për të lobuar, është një lajm i mirë për kryeministrin Rama. Në një intervistë për “News 24” ai thotë se nëse Basha del i pastër nga kjo histori ka një kauzë të mirë për t’u rikthyer, në të kundërt, nëse del fajtor ai ekspozohet edhe penalisht.

Si e komentoni lajmin për “500 mijë dollarë të ardhura nga Rusia që u përdorën nga PD për lobim”?

E pashë, mora njoftim se është një lajm që krijon jehonë. U trishtova kur pas këtij lajmi shpërtheu një sulm nga PD dhe Berisha që drejtuan shigjetat e tyre ndaj Bashës. Mbi Bashën u shtua edhe një krim tjetër, tani na doli edhe i shitur te rusët. Unë nuk i besoj historive kur ka një fajtor për të gjitha. Në këto raste thuhet “kokë turku”. Gjendet një person që ti marrë të gjitha mëkatet përsipër dhe pjesa tjetër del e larë. Ky mekanizëm është i trishtueshëm për kompaktësinë e opozitës.

Ka përgjegjësi Basha?

Kjo çështje u hap dy herë, u kalua edhe në prokurori në atë periudhë. E gjithë e djathta ishte kompakte që ishte shpifje, tani del që këtë çështje e mbylli drejtësia e Ramës për të mbajtur Lulin të pastër. Lajmi është i rëndë. Është detyrë e Bashës dhe strukturave të PD-së që të zbardhin të vërtetën por jo të zbardhin akuza sikur nuk kanë qenë në PD. Për këtë mendoj që nga Berisha deri më poshtë, kanë në mënyrë të përpjestueshme për dy qëndrime: për mbrojtjen në bllok që i bënë Bashës dhe për sulmin në bllok që i bëjnë Bashës.

Mund ta hetojë SPAK?

Ne e kemi bërë SPAK sikur do na shpëtojë Shqipërinë. SPAK e ka marrë këtë përsipër me gjykata që nuk funksionojnë. Vetëm SPAK është një entitet juridic që i varen shumë detyra. Nuk e di a do kemi shumë përgjigje nga SPAK.

Në 2017 u kërkua hetim për këtë çështje, drejtësia më pas i hodhi poshtë akuzat…

Ne nuk kemi nga ata liderë politikë kaq naivë që ti prekin lekët me dorë. Është gjithmonë një dorë e tretë që është më e vështirë që ti vërtetojë lidhjet me dorën e dytë dhe dorën e parë. Është një proces shumë i vështirë investigimi. Nuk thuhet dot që Basha i mori këto lekë për të bërë foto me Trump. Në platformën e PD ka pasur gjithmonë një politikë të jashtme konseguente që marrëdhëniet me Moskën kalojnë nga Brukseli dhe Uashingtoni, jo nga Tirana. Çfarë do bënte PD në 2017? Mund të sillte destabilizimin e vendit dhe kjo mund ti interesonte rusëve. Kjo ka qenë një nga hipotezat. Nuk mund të paragjykojmë ne çdo tendencë opozitare si tendencë për destabilizim.

Floriana Garo kërkoi rihapje të çështjes. Bini dakord?

Në qoftë se nuk kemi të bëjmë me gjueti shtrigash, çdo vënie e pikave mbi “I” është në të mirë të atij që është i pafajshëm. Nëse Basha është i pafajshëm dhe miqtë e tij në PD janë dorëjashtë nga kjo akuzë, atyre u bëhet mirë. Do ishte një rast i mirë për Bashën që të rikthehej në politikë, nëse është i pafajshëm. Në një strategji elektorale i akuzuari Basha mund të bëhet akuzuesi Basha. Që të gjitha të këqijat i bën një njeri i vetëm, është një politikë e vjetër.

A ka ndikuar kjo çështje te përjashtimi i Berishës?

Berishës iu hapën sytë tani, nuk i kishte sytë e mbyllur. Nëse iu hapën sytë tani, kjo goditje vjen nga të tjerë vende dhe kancelari, mendoj se Basha nuk mund ta dinte që Berisha apo të tjerët do ti bënin namin dhe prandaj e nxorri nga grupi parlamentar. Ekziston frika “Basha”, ndryshe nga ata që mendojnë se ai vlen shumë pak në electoral. Fakti që e sulmojnë kaq egër do të thotë se ka një frikë për rikthimin e tij politik.

Sa e dëmton kjo çështje PD-në?

Ky është një lajm i mirë për Ramën. Dobësimi i PD-së vazhdon dhe kjo është e dhimbshme. Sa u pa një sinjal që mund të prekte figurën e Bashës u turrën. Ky është një lajm i mirë për Bashën por edhe për Ramën. Për Ramën është lajm i mirë se vazhdon përçarja e PD-së. Për Bashën është lajm i mirë që nëse është i pafajshëm, e bën kauzë dhe u thotë shqiptarëve që “politika e re duhet nuk është e sharjes apo shpifjes, por një politikë më afër të vërtetës”. Basha mund të jetë nga një i akuzuar në një akuzues të madh të atyre që duan shkatërrimin e tij përfundimtar. Nëse Basha është fajtor mbi të bien të gjitha ligjet e lustracionit dhe ai del nga politika dhe Parlamenti dhe ekspozohet ndaj drejtësisë në mënyrë penale.

Zjarr Tv Ad