Financimi rus për PD/ Gjiknuri zbardh takimin me Yuri Kim: Do të forcohen dispozitat për fushatën zgjedhore! Të gjithë ramë dakord që…

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka zbardhur detaje nga diskutimet që janë bërë me ambasadoren e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim. Gjiknuri u shpreh se në qendër të bisedave nisur edhe nga rasti i fundit, i publikuar nga Zëri i Amerikës ka qenë financimi i partive politike nga faktorë të huaj, kryesisht Rusia.

Ai tha se do të forcohen dispozitat për fushatën zgjedhore dhe se të gjithë ranë dakord që këto shqetësime janë reale dhe partitë duhet të marrin masa.

Gjiknuri: Ky është një shembull sesi ne partitë politike duhet të evitojmë përfshirjen me financime që nuk i bëjnë mirë këtij vendi.

Ne do të diskutojmë, kemi një komision të reformës zgjedhorë që mund të forcojë dispozitat në lidhje me financimin e fushatës.

Fokusi i bisedës ishte shqetësimi që kanë aleatët tanë për përfshirjen e influencave ruse qoftë në Partitë politike, apo qoftë në  organizata të tjera mediatike përmes formave indirekte.

U transmetua shqetësimi nisur edhe nga raporti i fundit dhe u bisedua që këto shqetësime janë reale dhe partitë të marrin masa që këto mos të ndodhin.

Zjarr Tv Ad