Finlandezët pa punë, “Më mirë ndihmë sociale sesa të punojmë”

0
12

Nga janari i vitit 2017 deri në dhjetor të vitit 2018, 2,000 finlandezë të papunë kanë marrë një pagesë mujore prej 560 eurosh. Qëllimi ka qenë që të shihet nëse siguria e garantuar do t’i shtyjë njerëzit të gjejnë punë. Per sa kohe nivelet e punësimit nuk janë përmirësuar, pjesëmarrësit në hulumtim kanë thënë se janë ndjerë më të lumtur dhe më pak të stresuar. Kur e ka nisur këtë hulumtim në vitin 2017, Finlanda ka qenë vendi i parë evropian që do të testonte idenë e të ardhurave të pakushtëzuara bazë. Hulumtimi është udhëhequr nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, një agjenci e Qeverisë finlandeze, dhe ka përfshirë 2,000 njerëz. Ai ka tërhequr menjëherë interes ndërkombëtar, por rezultatet kanë ngritur pyetje rreth efektivitetit të këtyre skemave.