Qytetarët në Finlandë po votojnë në zgjedhjet e përgjithshme, ku partia opozitare, Partia Socialdemokrate, po mundohet të rrëzojë Qeverinë e qendrës së djathtë, ndërkaq e djathta ekstreme po ashtu parashikohet të fitojë më shumë vota.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 9 të mëngjesit, sipas kohës lokale dhe do të mbyllën në ora 20, ndërkaq rezultatet pritet të dalin në mesnatë. Socialdemokratët kanë bërë fushatë kundër shkurtimit të shpenzimeve, politika këto që i ka zbatuar Partia e Qendrës, e kryeministrit Juha Sipila dhe ministri i Financave Pettri Opro – i cili udhëheq me partinë konservatore, Partia e Koalicionit Kombëtar.
Socialdemokratët kanë premtuar se do të shqyrtojnë shkurtimin e shpenzimeve që janë bërë viteteve të fundit, pasi ekonomia e vendit po lufton me recensionin që u shkaktua nga kriza financiare e vitit 2008.
Po ashtu partia e ekstremit të djathtë, Partia e Finlandezëve, që udhëhiqet nga Jussi Halla-aho, muajve të fundit ka fituar popullaritet për shkak të fushatës anti-migrantëve, transmeton REL.
Partitë që pritet të dalin në vendin e dytë apo të tretë mund të luajnë një rol të rëndësishëm në formimin e Qeverisë së ardhshme, pasi që Finlanda zakonisht krijojnë koalicion qeverisës me tre apo katër parti.