Fino: Meta përdori shqiponjën për interesa personale! Kërcënoi se do ketë luftë

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti socialist Bashkim Fino shigjetoi ashpër Presidentin Ilir Meta, pas vendimit të tij për të shfuqizuar dekretin për datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ai deklaroi se Presidenti ka përdorur shqiponjën për interesa personale, gjatë seancës së sotme parlamentare ku po diskutohet anulimi i zgjedhjeve nga kreu i shtetit.

“Sot Presidenti ka bërë një teatër, ku si skenë ka zgjedhur Shqipërinë. Data 30 qershor nuk është zgjedhur nga asnjë deputet, por është thjesht një nga datat e zgjedhura dhe është datë kushtetuese. Presidenti merr vendime që nuk janë detyra të tij. Presidenti ka bërë lexim të gabuar të Kushtetutës”, u shpreh Fino.

Ai shtoi se Presidenti tha se nëse nuk nxjerr ai dekret, nuk ka zgjedhje në Shqipëri.

Por sipas tij, Kushtetuta nuk e parashikon që Presidenti të zgjedhë datën e zgjedhjeve.

“30 qershorin nuk e caktuam ne dhe as Rama. Nëse Presidentit nuk i pëlqen zyra, atëherë të pranojë të largohet sesa të bëjë teatër. Presidenti ka kërcënuar të gjithë shqiptarët, duke thënë se nëse PD dhe LSI nuk hyjnë në zgjedhje, do ketë luftë. Ky është atentati më i madh që i është bërë sovranit e popullit”, deklaroi Fino.

Sot jemi mbledhur me një rend dite mocion debat për zallamahinë presidenciale. Shumë prej nesh do donte që presidenti do të shkarkohej sot. Dhe unë e kuptoj presionin e militantëve dhe bazës partiake për të shkuar drejt proceduarave të shkarkimit të presidentit Meta. Janë po ata militantë dhe ajo bazë që na panë me inat kur votuam presidentin. Por unë them që gabimet që kemi bërë dikur mos ti thellojmë duke shkarkuar presidentin dhe e di pse, ta lëmë të shkruajë deri në fund me aq sa mundet teorinë e tij dhe teatrin presidencial. Ne duhet të lëmë që skenën finale të atij teateri ta luajë nga zyra e presidentit.

Zjarr Tv Ad