Firma e gabuar që çoi pas hekurave Fatos Tushen dhe 11 të tjerë…

0
172
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Një tender me vlerë 24 milionë lekë, është shkelja që ka çuar sot pas hekurave kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe, bashkë me 11 persona të tjerë me tyre zyrtarë dhe ish-zyrtarë dhe dhe biznesmenë.

Burime bëjnë me dije për ABC, se tenderi është dhënë në mënyrë të paligjshme për ndërtimin e një kanali vaditës.

Kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme bashkë me 11 persona të tjerë vartës të tij dhe biznesmenë. Abcnews.al mëson se Tushe, është vënë në pranga pasi dyshohet se ka dhënë leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin.

Mes të arrestuarve është edhe Flamur Peqini, ish-kreu i Inspektoratit të Ndërtimit në Lushnje, i cilësuar si “koka” e grupit si Gazment Çela zv. drejtor i Ndërmarrjes së Pasurive Publike dhe Xhemal Hasko, përgjegjësi i ujit në bashkinë Lushnje.m.v

Zjarr Tv Ad