Firmosen marrëveshjet, Ahmetaj: Gati 80 mln euro investim për studentët

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Firmosen 3 marrëveshje të rëndësishme në sektorin e energjisë dhe për rinovimin e konvikteve në kampusin universitar të Tiranës.

Në konferencën për shtyp, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj falënderoi shtetin gjerman për për mbështetjen që i kanë dhënë vendit tonë në modernizmin e shumë sektorëve.

Ai gjithashtu vuri theksin dhe tek marrëveshja e tretë për kampusin universitar për t’i përmirësuar kushtet studentëve.

“Sektori energjitik ishte një nga betejat kryesore të mandatit të parë të qeverisë Rama, për rikthimin e ligjshmërisë së harruar prej  vitesh si dhe rregullimin e strukturës së çmimeve. Është me rëndësi vazhdimi i reformave, që qeveria Rama ka hyrë në hapin e dytë të zhvillimit të vendit. Përmes një plani strategjik, synohet një rrugë e qartë për reformimin e të gjithë strukturës së energjisë elektrike në Shqipëri. Së dyti, një nga marrëveshjet që firmoset në favor të përmirësimit të kushteve për studentët në universitete, investim 80 mln euro që Shqipëria do bëjë me ndihmën e qeverisë gjermane për kampuset universitare. Është premtim që Rama e ka dhënë dhe do e mbajë brenda përfundimit të mandatit të dytë për rikonstruktimin e qytetetit Studenti,” tha Ahmetaj.

Ndërkohë ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri u shpreh:

“Tek sektori i energjisë do kemi sistemin dispeçeria me gjithë teknologjinë e duhur, do të jetë truri në energjinë elektrike, që do të përdoret për efiçencë më të mirë, më pak harxhime”.

Tre marrëveshjet që firmosen

1-Memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunimin financiar mes Shqipërisë, Gjermanisë dhe Francës në lidhje me programin “Mbështetja e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri”

2-Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunimin financiar 2016 për projektin “Programi i investimeve për shpërndarjen e energjisë elektrike I”.

3-Marrëveshja ndërmjet qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim financiar 2017 për projektin “Programi për rinovimin e konvikteve në kampusin universitar të Tiranës sipas parimit të efiçiencës energjitike, faza III”.

Zjarr Tv Ad